Katër persona janë lënduar në dy aksidente që kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë dhe në Fushë Kosovë.
Njëri aksident ka ndodhur tek Katedralja në Prishtinë rreth orës 19:15, në të cilën janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar dy persona, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa në rastin tjetër në Fushë Kosovë, po ashtu, janë lënduar dy persona pas përplasjes së dy veturave.
Këto i ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Janë raportuar dy aksidente trafiku. Njëri tek Katedralja në Prishtinë në ora 19:15 dhe tjetri në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë në ora 20:00. Në të dyja aksidentet kanë qenë të përfshira nga dy vetura dhe të lënduar nga dy persona”, ka thënë Krasniqi.
{gallery}