Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të arrestuar pasi rrahën një person në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të cilët dyshohen se janë përfshirë në një rrahje të martën në Klinë.

Sipas njoftimit të Policisë, një person është rrahur nga të dyshuarit. Policia menjëherë ka identifikuar viktimën e rastit.

Ai është dërguar në QMKF-në në Klinë për tretman mjekësor.

Të arrestuarit janë M.L. i lindur më 2000, J.G. i lindur më 2001, M.G. i lindur më 2003 dhe H.L. i lindur më 2004.

Të arrestuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.