Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër raste me narkotikë në rajonin e Prishtinës

Në katër raste të ndara në rajonin e Prishtinës, të hënën janë arrestuar tetë persona për shkak se u është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Topliqan i vjetër në Lipjan. Aty policia ka hasur në një veturë të parkuar ku ishin katër të dyshuar të cilëve u është gjetur substancë e dyshuar narkotike. Ata janë arrestuar e më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ku dy të dyshuar janë arrestuar pasi u është gjetur një qese e vogël me marihuanë. Edhe ata janë liruar në procedurë të rregullt.rajonin e PRishtin[e prej tyre, shkruan Koha Ditore.

Në rrugën “Fehmi Lladrovci” në kryeqytet është arrestuar një tjetër person, të cilit po ashtu i është gjetur substancë narkotike. Edhe ky person është liruar në procedurë të rregullt.

Në Tregun e Gjelbër në Lipjan është arrestuar një person pasi gjatë kontrollimit nga policia, në trup i është gjetur marihuanë. Rasti është duke u hetuar, ndërsa i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit.

Artikuj të ngjashëm