Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë, 4 gra janë keqtrajtuar nga burrat e tyre, raporton TV ARTA.
Në Mitrovicë, një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti, i cili me vendim të prokurorit, është liruar dhe rasti vazhdon me procedurë të rregullt.
Në Prizren është arrestuar një person, për sulm fizik ndaj bashkëshortes, e cila nga plagët mori trajtim mjekësor.
E njëjta ka ndodhur në Graçanicë, ku një grua serbe është sulmuar fizikisht nga bashkshorti, i cili ishte nën ndikim të alkoolit.
Ndërkohë, një person tjetër është arrestuar në Prishtinë, pasi që ka kërcënuar me mesazhe ish- gruan, nga e cila ishte ndarë tri ditë më parë.
Artikuj të ngjashëm