Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapet hajni që vodhi stoli e para në Lubizhdë të Prizrenit

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës të martën për një vjedhje që kishte kryer më 6 janar.

Policia raporton se i arrestuari kishte vjedhur stoli ari në një veturë ndërsa nga llogaria bankare e viktimës kishte tërhequr 780 euro.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.