Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapen pajisje mobile duke u futur ilegalisht në Burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndaluar futjen e tre telefonave mobil tre mbushës, një sim-kartelë dhe një usb, në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Sipas SHKK-së, një të burgosuri i kishte shkuar një vido-lojë “playstation”, ku në të janë gjetur mjetet e kamufluara. Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 08:45.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me të pranuar informacionin, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç` rast kanë lokalizuar vendin dhe provat materiale. I burgosuri i dyshuar se “Playstation” me gjëra të kamufluara ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia”, thuhet në njoftim.

Image
Image