Policia kufitare në Kapshticë ka sekuestruar sot 79 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar në flagrancë transportuesin e saj.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar Ardian Dula, 41 vjeç nga Tirana.
Kamioni i tij është paraqitur në dalje të kufirit shqiptar, ku për shkak të dyshimeve mjeti iu nënshtrua një verifikimi në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në pjesën e tavanit të rimorikios, mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.
Konkretisht në brendësi të tubave të cilat mbanin skeletin e mbulesës së rimorkios, u konstatuan tuba të tjerë me ngjyrë portokalli, brenda të cilëve u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia e drogës.
Nga hetimet e kryera rezulton se Dula kishte si destinacion Turqinë.
-
Arrestohet 43-vjeçari nga Kosova në Krujë, i kapen 23 kg kanabis
-
Arrestohet shtetasi rumun në Morinë, i sekuestrohen rreth 70 kg drogë
-
Sekuestrohen 330 kg kanabis në Greqi, vinte nga Shqipëria
-
Me logo mobilerie, kapet kamioni me 370 kg drogë në doganën e Bllatës
-
Në Durrës konfiskohen mbi 55 kg drogë, arrestohet një i dyshuar