Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapen në Dubravë 38.4 gramë marihuanë, arrestohen dy të dyshuar

Janë arrestuar dy persona të shtunën në mëngjes gjatë një operacioni në Dubravë. Dy të dyshuarve u janë gjetur 38.4 gramë substancë narkotike marihuanë, ndërsa u është konfiskuar edhe një telefon dhe dy mbushës të telefonit.

Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

“Me urdhër të prokurorit/gjykatës janë bastisur edhe dy shtëpi/lokacione. Në shtëpinë e të dyshuarit të parë janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona Samsung, një brisk si dhe ne lokacion tjetër janë gjetur dhe konfiskuar 11 tableta te dyshuar te llojit Tramadol, një palë çizme ushtarake me ngjyre te zeze te shfrytëzuar gjate hedhjes se narkotikut, dhe telefonin e llojit Samsung me dy kartela njëra IPKO dh tjetra Vala te shfrytëzuar ne rast nga i dyshuari. Te dyshuarit janë intervistuar dhe pas intervistimit ne konsultim me prokurorin janë dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.