Drejtoria për Hetimin Trafikimit me Narkotik pas disa hetimeve me datë 10.07.2021 ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, mbi dyshimin e bazuar për përfshirjen e personave të dyshuar në veprën penale të “Blerjes, shitjes dhe shpërndarjes së”, me ç’rast kanë konfiskuar mbi 14 kilogram marihuanë.
‘’Ky operacion policor ndërlidhet me veprimet e zyrtareve policor ne terren, te cilët sot rreth orës 08:00 kanë tentuar të ndalojnë për kontrollë dy vetura të dyshuara, njëra “Golf” ngjyrë e bardhë me targa të Kosovës me vozitës (E. R.) dhe vetura “Audi A6” ngjyrë e kaltër me targa të shtetit të Italisë me vozitës (B. G), që ishin duke lëvizur nga Prishtina në drejtim të Gjilanit. Personat e dyshuar me të vërejtur zyrtaret policorë kanë filluar ikjen neper një rrugë malore dhe më pas dyshohet se janë ndalur për të hedhur gjera të dyshuara nga automjetet, e që dyshohej se ishte substancë narkotike. Njësia policore ka arritur shpejt në atë lokacion dhe personat e dyshuar bashkë me veturat kanë filluar ikjen nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar një rrugë malore në një zonë të pabanuar. Me këtë rast për të ju shmangur arrestimit i dyshuari (E.R) nga brezi kishte nxjerre një armë revole ngjyrë të zezë dhe e kishte drejtuar drejt zyrtareve policorë, mirëpo falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policorë të cilët nuk janë zmbrapsur, por iu kanë dhënë komanda verbale për ndalim të dyshuarve dhe me qëllim të shmangies së rrezikut për jetën e kolegut dhe vetes së tij, në vetëmbrojtje ka përdorur armen zyrtare në drejtim të dyshuarit mirëpo pa pasoja në njerëz, vetëm me një dëm minimal në njërën nga dritat e automjetit te dyshuar. Pas kësaj njeri nga zyrtaret policor ka pësuar një lëndim të lehtë në gjunjë. Të dyshuarit duke e shfrytëzuar terrenin shumë të papërshtatshëm malor kanë arritur që të ikin këmbë nga vendi i ngjarjes duke lënë të braktisura veturat’’, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjatë ekzaminimit të veturave të dyshuara janë gjetur dhe konfiskuar 13 paketime te mbushura me marihuanë me peshe te përgjithshme prej 14 kilogram e 50 gram .
Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i krimeve të renda Prishtinë dhe ka udhëzuar që të hapen rastet “Vrasje e rende ne tentative nga neni 173 lidhur me nenin 28”, “Blerja , posedimi shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge neni 267” dhe “Mbajtja nen kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armeve neni-366”, të cilat procedohen në prokurorinë e krimeve të rënda në Prishtinë, po ashtu sipas procedurave është njoftuar edhe Inspektorati Policor.
‘’Njësitë policore në asistencë të njësive mbështetëse si dhe njësisë me qenë K-9 janë në kërkim të personave të dyshuar, ku po punohet intensivisht deri në lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarve të cilët janë të njohur për policinë, si të dyshuar të përfshirë edhe në dy raste të mëhershme ku janë arrestuar edhe gjashtë persona të tjerë të dyshuar’’, vijon njoftimi nga Policia e Kosovës.
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë, i gjenden në shtëpi armë dhe marihuanë
-
Aksion antidrogë në Prishtinë, kapen mbi 18 kg marihuanë
-
Konfiskohen rreth 17 kg drogë e arrestohen katër persona në Prishtinë e Prizren
-
Arrestohen dy persona në Gjilan, kapen me mbi 15 kg marihuanë
-
Arrestohen dy persona, pasi iu gjetën mbi 18 kg substanca narkotike