Dje në Prizren është arrestuar një djalë pasi siç raporton policia, ka kanosur babanë e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur verbalisht viktimën mashkull po ashtu shqiptar (babanë e tij)”, thuhet në raportin policor, transmeton Koha.net.
Është bërë e ditur edhe se i dyshuari pas intervistimit mevendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.