Policia kufitare e Qafë Botës ka sekuestruar në afërsi të Konispolit një sasi prej 8 kg kanabis sativa.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se policia në vendin e quajtur “Lugina e Shkëmbit të Bufit”, në afërsi të Konispolit ka parë një shtetas që ecte në këmbë, me një gomë automjeti në dorë drejt kufirit grek.
Personi sapo ka parë policin ka braktisur gomën dhe është larguar, duke përfituar dhe nga errësira. Në përfundim të hetimit dhe verifikimit të gomës së gjetur është konstatuar se në brendësi të saj kishte të fshehura 14 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa , me peshë totale prej 8 kilogram.
Prej shërbimeve të Policisë Kufitare në bashkëpunim edhe me strukturat Policore të Komisariatit Sarandë, të G.L.O-së, dhe Policisë Greke, vazhdon kontrolli dhe krehja e territorit përreth me qëllim kapjen dhe ndalimin e autorit.
-
Kapen 52 kg kanabis, por transportohej me gomar në Greqi
-
Sekuestrohen 330 kg kanabis në Greqi, vinte nga Shqipëria
-
Sekuestrohet në Brindizi gomonia me 334 kg drogë, arrestohet shqiptari
-
Në Shqipëri sekuestrohen mbi 130 kg drogë
-
Kapet në Itali gomonia me 1,5 tonë kanabis, prangosen 2 skafistët shqiptarë