Oliver Ivanoviq është kthyer në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.
Procesin e rigjykimit, në të cilin ai akuzohet për krime lufte, Ivanoviq po e konsideron si humbje kohe, derisa para seancës shprehet se pret një vendim të drejtë për të, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDëshmitari kryesor në këtë proces, Isa Mustafa, ka qenë ai që është ftuar për të dhënë dëshminë e tij, e siç ka përmendur prokurori i rastit, një gjë të tillë tashmë e ka bërë 6 herë para kësaj.
Dëshminë e tij, kryetarja e trupit gjykues Roxana Comsa, nuk i ka lejuar mediat që ta xhirojnë.
Por, paraprakisht, ajo ka bërë të ditur vendimin që trupi ka marrë lidhur me kërkesat e mbrojtjes e Prokurorisë, për përcaktimin e palëve të dëmtuara.
Prokuroria kishte kërkuar që aty të përfshihet edhe një person tjetër, por të dy kërkesat Gjykata i ka refuzuar, e mbrojtja e Ivanoviqit ka paralajmëruar ankesë në Apel.
Udhëheqësi i SDP-së, Ivanoviq, që nga të mbijetuarit bëhet përgjegjës për këto vrasje, nga Gjykata Themelore e Mitrovicës ishte dënuar me 9 vjet burgim, por në shkurt të këtij viti, Gjykata e Apelit, ktheu rastin në rigjykim.