Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ish-punëtorët kanosin pronarin e mishtores

Mbrëmë në Graçanicë, policia ka arrestuar tre ish-punëtor të një mishtoreje, të tre të nacionalitetit serb.

Policia njofton se ata kanë kanosur pronarin e mishtores.

Njëri nga të dyshuarit në stacionin policor ka kanosur edhe zyrtarin policor në detyrë.

Me vendimin e Prokurorit ky i dyshuar ndalet në qendrën e mbajtjes, kurse dy të dyshuarit tjerë lirohen nga stacioni Policor.

Rasti po hetohet nga njësitet policore.

Artikuj të ngjashëm