Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ikën një person nga Klinika e Psikiatrisë në Prishtinë

Një person që ishte i shtrirë në Klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë, ka ikur dhe nuk dihet vendndodhja e tij, ka njoftuar Policia e Kosovës të hënën.

Rastin në Polici e ka raportuar motra e tij të dielën, derisa në konsultim me prokurorin, rasti është iniciuar dhe vazhdon të hetohet.

“Ankuesja ka raportuar se vëllai i saj, kosovar, i cili ka qenë i shtrirë në Klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë, është larguar nga klinika dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në njoftim.