Kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku, tha se janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Taulant Osmani.
Maloku tha se policia është nisur për t’i sjellë në stacion të dyshuarit për këtë sulm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në lidhje me personat të cilët kanë sulmuar gazetarin T.O, pas identifikimit të tyre, Policia e Kosovës ka shkuar për t’i sjellë në stacionin policor”, tha Maloku.
Kryeprokurori paralajmëroi se sulmuesve të gazetarit mund t’u caktohet ndalimi policor prej 48 orësh.
“Sipas të gjitha gjasave, të njëjtit kryerës të këtyre sulmeve vandale, do ndalen në arrest prej 48 orësh, pastaj do vendoset eventualisht për procedurë të mëtejme, varësisht sa kanë qenë të involvuar në rastin në fjalë”, tha kryeprokurori Maloku për “Kallxo”.
Gazetari i kallxo.com Taulant Osmani u sulmua dhe u kërcënua sot, derisa po e ndiqte një protestë të shoqërisë civile në Gjilan kundër zhvendosjes së shtatores gjysmëshekullore të këtij qyteti.