Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ia kërkojnë 10 mijë euro, e shantazhojnë një mashkull me një videoincizim

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës në Prishtinë se është shantazhuar nga një mashkull dhe një femër me publikimin e një videoincizim intim.

Të dyshuarit përmes telefonit ia kanë kërkuar 10 mijë euro për këtë video.

Pas hetimeve, njësitet policore kanë identifikuar të dyshuarit, te cilët janë arrestuar dhe intervistuar ne prezencën e avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit, të njëjtit dërgohen ne mbajtje.