Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I vihet zjarri një veture në Lipjan

zjarr-veturë

Foto: Ilustrim

Një person ka njoftuar Policinë në Lipjan se dikush, në orët e para të mëngjesit të sotëm, i ka vënë zjarrin veturës së tij.

Sipas këtij personi, të dyshuarit kanë hedhur koktej molotovi brenda veturës, të cilën e kishte në oborrin e shtëpisë.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.