Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I vihet zjarri një lokali me 78 motoçikleta në Kamenicë

Djegie e shtëpisë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar të martën se një lokali në Kamenicë, në të cilin ishin 78 motoçikleta, i është vënë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i është vënë zjarri lokalit të tij në të cilin kishte 78 motoçikleta, lift për motoçikleta, një frigorifer, televizor, etj. Në lokacion zjarrfikësit kanë shuar zjarrin”, thuhet në njoftim.