Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka ndodhur një vjedhje në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.
Sipas këtyre raporteve thuhet se është thyer një veturë e parkuar me ç’rast janë vjedhur dy çanta në të cilat përveç dokumenteve kishte edhe para, transmeton Koha.net.
“Ankuesja, grua shqiptare, ka raportuar se persona të panjohur pasi i kanë thyer veturën të cilën e kishte parkuar. Nga vetura i kanë vjedhur dy çanta dore, në të cilat kishte dokumentet personale, 120 euro dhe 20 franga zvicerane”, thotë PK.
Pk shton se rasti është duke u hetuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Prishtinasit i vidhet nga vetura çanta me 8.000 euro
-
Një personi në Prishtinë i thyhet vetura, brenda i vjedhin portofolin me para
-
Ia thyejnë xhamin e veturës, i vjedhin 100 euro, telefonin e dokumentet
-
Vjedhje veture dhe parash në Ferizaj
-
Një shtetas i huaj në Kosovë raporton se i thyen xhamin e veturës, i vodhën para, orë, unazë e pasaportë