Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I riu mitrovicas u vra në vendin e punës – ende nuk dihen motivet

Ishte në vendin e tij të punës, kur Ermal Kamberi u qëllua me armë zjarri, në mbrëmjen e së premtes.

Vrasja ka ndodhur derisa në lokal ishin duke u bërë përgatitjet për një ndejë, raporton KTV.

Dorasi ka ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen motivet e vrasjes.

Njëri nga pronarët e lokalit thotë se në zonën ku ka ndodhur vrasja, ka kamera dhe se policia lehtë mund të identifikojë të dyshuarin.

Daja i të ndjerit thotë se ende nuk kanë ndonjë informacion zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti nuk ka pranuar të deklarohet para kamerës.

Edhe Vrasësi i të riut që vdiq në Mitrovicë është në arrati Kronikë Vrasësi i të riut që vdiq në Mitrovicë është në arrati

Ai ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë dhe tri gëzhoja.

Dorasi është në arrati, ndërsa njësitë përkatëse janë ende në kërkim të tij.


I riu mitrovicas u vra në vendin e punës – ende... by kohanet