Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I mituri serb godiste me sëpatë plumbat, plagoset një tjetër i mitur

Në fshatin Korminjan i Ulët, Ranillug, është raportuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Në raportin policor thuhet se ankuesi serb ka informuar policinë se gjersa ishte duke ecur me fëmijën e tij, kishte vërejtur një të mitur serb i cili me sëpatë godiste gëzhojat e plumbave.

Pa pritur, siç ka treguar ai, ka ndodhur shpërthimi me ç’rast është plagosur djali i tij në këmbë.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitë policore janë duke hetuar rastin.