Një plagosje e cila dyshohet që ishte aksidentale ka ndodhur në Vitomiricë të Pejës mbrëmjen e së premtes.
Dy personat e përfshirë janë të mitur dhe shokë mes vete.
“Rreth orës 19:40 në fshatin Vitomiricë është raportuar për plagosje me armë zjarri. Njësitet relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe në vendngjarje është arrestuar i dyshuari dhe i është konfiskuar arma”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
I plagosur është jashtë rrezikut për jetë.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor edhe është jashtë rrezikut për jetë. Të dy personat janë të mitur dhe janë shokë mes vete, teksa plagosja gjatë hetimeve të para besohet të ketë ndodhur në mënyrë aksidentale”
Artikuj të ngjashëm
-
Një i plagosur në Pejë, i dyshuari shoqërohet në polici
-
Një i mitur plagos aksidentalisht me armë vëllain e tij në Suharekë
-
Plagoset një person në Vitomiricë, arrestohet i dyshuari
-
Një person plagoset aksidentalisht nga shoku i tij në Pejë
-
Dy të mitur arrestohen për vrasjen në Pejë, familjet fqinje patën ngatërresa edhe në të kaluarën