Policia e Kosovës ka arrestuar të dielën një të mitur në Klinë, i cili kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë.
Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se i dyshuari, pasi që ishte intervistuar nga policia, nuk e kishte dorëzuar armën.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar–i mitur pasi që i njëjti ka postuar nëpër rrjete sociale foto me armë në dorë. I dyshuari pas intervistimit nuk ka dorëzuar armën e dyshuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, shkruhet në raport.
Artikuj të ngjashëm
-
Postoi foto me armë në rrjetet sociale, arrestohet qytetari nga Klina
-
I mituri publikon foto me armë, familjari pas intervistimit e dorëzon në Polici
-
Gruaja në Podujevë publikon fotografi me armë në dorë, arrestohet
-
Arrestohet gjakovari pasi postoi foton me kallash
-
Një të miture në Fushë Kosovë një i mitur ia publikon fotot pa dëshirën e saj