Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I mituri në Fushë-Kosovë rrah nënën dhe motrën

Policia e Kosoves - SHPK

Është arrestuari një i mitur në Fushë-Kosovë me dyshimet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e vet. Motra e të dyshuarit është 11-vjeçare.

I dyshuari është arrestuar në mbrëmjen e të hënës, ndërsa është dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Fushë Kosovë 28.06.2021 ─ 23:05. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave nënës dhe motrës së të tij e moshës 11 vjeçe të dyja kosovare. Lidhur me rastin në prani të QPS-së janë intervistuar palët, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.