Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I mituri lëndohet në mishtoren e familjes, intervistohet babai

Policia

Foto: Ilustrim

Një i mitur është lënduar në një biznes familjar në Gjakovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i ka thënë KOHËS se ka rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 14:15, e KOHA ka mësuar se viktima është lënduar në mishtore dhe më pas është trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Për rastin është intervistuar babai i tij, derisa është iniciuar si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Në rrugën ‘Urim Bytyqi’ në Gjakovë me datën 06.01.2024 rreth orës 14:15 viktima mashkull i moshës së mitur, ka pësuar lëndime trupore në një biznes familjar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovës”, thuhet në njoftimin e Elezajt.

Artikuj të ngjashëm