Gjatë ditës së djeshme në fshatin Isniq në Deçan ka ndodhur një incident.
Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë viktimën, i cili po ashtu është mashkull, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa në vend-ngjarje janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të pistoletës.
I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.
Artikuj të ngjashëm