Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I dehuri prish qetësinë publike, arrestohet

Foto: Koha / ilustrim

Një person është arrestuar në rrugën “Beteja e Loxhës” në Pejë në mbrëmjen e së dielës, pasi nën ndikim të alkoolit kishte bërtitur në oborrin e shtëpisë së tij dhe në vendin e ngjarjes ka fyer edhe policinë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri t’i kalojë dehja dhe pastaj të intervistohet.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Artikuj të ngjashëm