Një turist nga Polonia ka humbur jetën ndërsa ka qenë me pushime në bregdetin e Ksamilit.
Sipas informacioneve të para nga policia, dje në qendrën shëndetësore Ksamil është shoqëruar nga familjarët shtetasi polak F.S., 66 vjeç, raportojnë mediat në Shqipëri.
Mësohet se 66-vjeçari ka qenë me probleme kardiake dhe nuk ka mundur të mbijetojë. Nuk dihet ende nëse turisti e ka marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ky nuk është turisti i parë i huaj që humb jetën në Shqipëri.
Artikuj të ngjashëm