Një granatë dore është hedhur mbrëmë në oborrin e shtëpisë së kryesuesit të Bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Bahri Hyseni.
Për këtë rast një njoftim e ka lëshuar ndërmarrja "Trepça".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndërmarrja Trepça sh.a njofton se mbrëmë gjatë mesnatës u sulmua me granatë dore kryesuesi i Bordit mbikëqyrës të ndërmarrjes ‘Trepça’ sh.a. Bahri Hyseni. Për këtë incident është njoftuar Policia e Kosovës që janë duke u marr me rastin. Nga ky shpërthim ka dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në njoftim.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi.
“Rreth orës 07:43, të ditës së sotme një ankues ka njoftuar policinë se dy automjete pronë e tij ishin dëmtuar. Njësitë policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe është vërejtur se dy automjete dhe një pjesë e shtëpisë ishin dëmtuar, dyshohet nga një mjet shpërthyes. Njësitë kompetente policore kanë dalë në vendngjarje për ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Është njoftuar prokurori dhe është iniciuar rasti ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, ka theksuar Prekazi.