Pesë minutat e pushimit të shkurtër mes orëve në një shkollë të mesme në një komunë të Kosovës pesë nxënës meshkuj i kanë shfrytëzuar që të ushtrojnë dhunë fizike e të tentojnë të ushtrojnë dhunë seksuale ndaj një shoku të klasës.
Në prani të rreth 30 nxënësve të tjerë pesë nxënësit e kanë kapur me dhunë shokun e klasës, e kanë shtrirë mbi bankë, kanë tentuar ta zhveshin, shkruan sot “Koha Ditore”.
Njëri prej këtij grupi ka nxjerrë organin gjenital të cilin ia ka afruar te goja nxënësit të shtrirë e që mbahej dhunshëm nga katër nxënës të tjerë. Një gjë e tillë është parë nga e gjithë klasa.
Punëtorët ndihmës janë ata që kanë shpëtuar viktimën nga pasojat e mëtutjeshme të këtij rasti. Siç ka mësuar gazeta, njëri nga ta ka shkuar dhe e ka njoftuar drejtorin për atë që po ndodhte.
Drejtori, në një bisedë për gazetën ka thënë se kur ka shkuar në klasë nuk ka parë asgjë. Por ka kërkuar deklarata nga nxënësit abuzues, shumica e të cilëve sipas tij, kanë pranuar se kjo ngjarje ka ndodhur...(detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Sulm me thikë në një shkollë të mesme në Gjermani, pesë të lënduar
-
Nxënësi ther shokun e klasës në gjimnazin “Ahmet Gashi”
-
Çdo i dhjeti nxënës në Kosovë raporton se i është ekspozuar dhunës seksuale në shkollë
-
Ia merr me dhunë koleges ditarin, Policia në kërkim të tij
-
Mësimdhënësit francezë thyejnë heshtjen rreth keqtrajtimeve nga nxënësit e tyre