Një grua nga Mitrovica e Veriut ka raportuar në Policinë se një e dyshuar ka kërkuar të takojë fëmijën pa dëshirën e saj, derisa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Viktima i ka thënë Policisë të dielën se “është ndjerë e shqetësuar” kur e dyshuara është futur në lokalin ku po qëndronte ajo me motrën dhe fëmijën e saj.
Rasti është iniciuar si “ngacmim”.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë duke qëndruar në një lokal me fëmijën dhe motrën e saj, ka shkuar e dyshuara femër kosovare dhe ka kërkuar që ta takojë fëmijën pa dëshirën e ankueses, me ç’rast e njëjta është ndjerë shqetësuar dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Një grua raporton për ngacmim seksual në Mitrovicë të Veriut
-
Një grua në veri thotë se u ngacmua seksualisht nga dy persona
-
Ngacmohet një grua në Mitrovicë të Veriut
-
I mituri në Mitrovicë të Veriut raporton se u ngacmua seksualisht
-
Gruaja në Mitrovicë të Veriut kërcënohet përmes telefonit, nis hetimi ndaj shtetasit serb