Një burrë nga Lipjani ka raportuar në Policinë e Kosovës se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare e kishte goditur me një mjet të fortë fëmijën e tyre rreth 6 vjeçar.
Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore, si pasojë e të cilave ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.