Një grua e ka raportuar në polici personin me të cilin bashkëjetonte se pas një mosmarrëveshjeje e ka kërcënuar se do t’ia dhunojë vajzën e saj të mitur.
Rasti është raportuar të shtunën në Fushë-Kosovë, ku raportuesja ka thënë se burri me të cilin bashkëjeton e ka ofenduar.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Policia e ka cilësuar rastin si “Dhunë në familje”.