Kronikë

Gruaja nga Fushë-Kosova e raporton kolegun e punës për dhunim, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Një grua ka raportuar të premten se dyshon se është dhunuar në muajin gusht të vitit të kaluar në Fushë-Kosovë nga kolegu i saj i punës.

Policia ka njoftuar të dielën se sipas raportueses, rasti ka ndodhur më 22 gusht, kur kolegu i saj e kishte shoqëruar me veturë pas përfundimit të punës.

“Gjatë gjithë kohës sipas viktimës i dyshuari kishte pirë duhan duke i hedhur tymin në fytyrë të saj, ku viktima dyshon se kishte qenë narkotikë dhe nuk kishte më në dijeni se çfarë kishte ndodhur. Andaj viktima dyshon se ishte dhunuar”, thuhet në raport.

Më tej bëhet e ditur se raportuesja ka thënë që i dyshuari gjatë gjithë kohës e ka kanosur dhe për këtë arsye nuk e ka raportuar rastin.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.