Policia e Kosovës ka njoftuar të shtunën se një grua nga fshati Isniq i Deçanit është lënduar në dorë gjatë manipulimit me revole.
Sipas njoftimit, e dyshuara është arrestuar dhe më pas është liruar.
“E dyshuara femër kosovare dyshohet se gjatë manipulimit me revole është lënduar në dorë. E dyshuara është arrestuar, më pas me vendim të prokurorit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa arma është konfiskuar në cilësi të provës materiale. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.