Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gruaja në Mitrovicë të Veriut e rrah burrin me mjet të fortë

Një grua ka rrahur bashkëshortin e saj me mjet të fortë në Mitrovicë të Veriut. Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:50 ku i lënduari ka marrë trajtimin mjekësor ndërsa gruaja është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë bashkëshortin viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.