Një sasi prej afro 700 kilogramë kanabis u sekuestruan gjatë orëve të natës në pikën kufitare të Kakavijës në pjesën greke të kufirit.
Sipas informacioneve të para, transmeton TCh, sasia e drogës ishte vendosur në një kamion frigoriferik, pikërisht pas pjesës së frigoriferit të mjetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdalimi i drogës u bë rastësisht në momentin që doganieri i turnit i kërkoi drejtuesit të kamionit të hapte kamionin për një kontroll rutinë, por ky i fundit, në vend që të bindej u largua me vrap në drejtim të kufirit të gjelbër, drejtë Shqipërisë. Pas kësaj, autoritet gjetën kanabisin dhe sekuestruan kamionin.
Pas komunikimit me palën shqiptare, është shpallur në kërkim shoferi shqiptar i kamionit. Lidhur me ngjarjen kanë filluat hetimet.
Autoritete greke janë vënë në alarm pasi kohët e fundit po devijohet trafiku i narkotikëve nëpërmjet rrugëve tokësore.
Vetëm një ditë më parë, në Patra u sekuestruan 370 kilogramë kanabis, ndërsa në një operacion në Gumenicë, gjatë orëve të natës, dy shtetas grekë u arrestuan me 125 kilogramë kanabis.