Një djalë rreth moshës 12-13 vjeçare është goditur rëndë nga një makinë që po lëvizte nëpër rrugën “Adem Jashari” në Shtime.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe Ambulanca e qytetit.
Fotografitë për portalin Koha.net i kanë dërguar ekipet e Grupit Koha nga terreni, që kanë rastisur në vendin e ngjarjes. Portali do t’ju mbajë të informuar në lidhje me këtë ngjarje.
Numri i aksidenteve është rritur në masë të madhe, përkundër thirrjeve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës për të respektuar rregullat e komunikacionit.
{gallery}