Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, të pandehurit S.B., kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji.
Në këtë mënyrë, Apeli e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 20.09.2019, sipas të cilit kjo masë do të zgjas deri më 19.10.2019. S.B. po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprat penale: “Shpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 414 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 par.1 i po këtij kodi.
“Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës se parë, drejtë ka vlerësuar se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i ka kryer veprat penale në fjalë, ka bazë ligjore për caktimi e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ngase ka arsye për të besuar se po të gjendet në liri, ai mund të ikë ose arratiset, më qëllim të shmangies se procedurës penale, apo të ndikoj në prova ose dëshmitarë dhe në këtë formë të pengoj rrjedhën normale të saj”, thuhet në njoftim.
-
Mbetet në fuqi masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit për kryerjen e dy veprave penale
-
I refuzohet ankesa kundër paraburgimit personit që keqpërdori pozitën zyrtare
-
Prokuroria Speciale pretendon se gjyqtari Berisha mori para për të nxjerrë aktvendim në favor të të akuzuarit
-
I dyshuari për krime lufte mbetet në paraburgim
-
Paraburgim ndaj avokatit, zyrtarit të gjykatës dhe qytetarit të dyshuar për “ushtrim ndikimi”