Kronikë

Gjuajte me armë në një aheng familjar në Krushë të Vogël

Ilustrim

Ilustrim

Një ditë më parë policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në fshatin Krushë e Vogël ishin dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit.

Më pas policia pas patrullimit ka gjetur se i dyshimti F. H, i lindur në vitin 1979, kishte shkrepur disa here në ajër me arsyen se kishte fejuar djemtë e tij.

Në një njoftim të policisë thuhet se ‘Policia pasi ka informuar prokurorin kujdestar dhe në cilësinë e provës materiale sekuestroj një armë automatike dhe dy karikator të zbrazët. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa policia ka bërë thirrje dhe ka apeluar te qytetarët që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, andaj moto e policisë është: “Festo me zemër e jo me armë”.