Kronikë

Gjilan, 13 arrestime për zjarr vënie, grabitje...

Foto: Koha / ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda një jave ka ndaluar 13 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, transmeton Koha.net.

Për shkak të dyshimit për kryerje të veprave penale: ‘’Rrezikim i trafikut publik’’, ‘’Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore apo farmaceutike’’, ‘’Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” si dhe ‘’zjarrvënie’’, janë arrestuar pesë persona .

Edhe 5 persona të dyshuar janë arrestuar për shkak të veprave penale: ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Grabitje’’

Janë ndaluar 3 persona të mitur, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale: ‘’Grabitje’’ dhe ‘’Lëndim i rëndë trupor”.