Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën është gjetur pa shenja jete një person në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.
Policia ka marrë informatat rreth orës 15:00 se një person është alivanosur në rrugë. Ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjekët emergjentë kanë konstatuar vdekjen e burrit.
Policia ka njoftuar se po e heton rastin.
“Rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për një person të alivanosur në rrugën "Afrim Loxha" në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.