Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

Një shtetas i Shqipërisë ka raportuar në Polici të enjten se ka hasur në një trup të pajetë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e saj në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë.

Policia po e heton rastin.

“Raportohet se në shtëpinë e saj, është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.