Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet pa shenja jete një femër në Komoran

Një person ka raportuar në Polici se është gjetur pa shenja jete një femër. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në Komoran, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.