Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet një trup i pajetë në Prishtinë

Një shtetas i Shqipërisë ka raportuar në Polici të enjten se ka hasur në një trup të pajetë në Prishtinë

Një shtetas i Shqipërisë ka raportuar në Polici të enjten se ka hasur në një trup të pajetë në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të premten, ekipi policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës, mashkull kosovar, derisa në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë më tri gëzhoja.

“Një mashkull shtetas i Shqipërisë ka raportuar se, kishte hasur në një trup të pajetë . Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar dhe në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.