Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Foto: Koha / ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë, në mesditën e së mërkurës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke thënë se ka pranuar një informacion për një rast në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.

Zëdhënësi Baki Kelani ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore e ato të emergjencës.

“Sot me datën 25.12.2019, rreth orës 11:48 është pranuar një informacion për një rast në rrugën ‘Vëllezërit Fazliu’ në Prishtinë. Në vend të ngjarjes ka dalë njësia policore, njësia e emergjencës si dhe njësitet kompetente policore”, ka thënë Kelani.