Një jaht luksoz është gjetur i braktisur 11 milje larg bregdetit të Durrësit. Policia Kufitare e Shqipërisë ka gjetur jahtin mëngjesin e sotme, por brenda nuk ka patur asnjë person.
Autoritetet e kanë ankoruar jahtin në portin e Shëngjinit.
Raportohet se jahti ka flamur turk, ndërkohë që kur autoritetet i janë afruar, nuk kanë gjetur aty asnjë person. Burimet e Top Channel bëjnë me dije se në jaht janë gjetur dy pasaporta me të njëjtin emër. Si pikë nisje, mjeti lundrues ka patur Budvën në Mal të Zi.
Policia po bën kontrollet për të gjetur se kujt i përket jahti dhe nga ka ardhur./tch
Artikuj të ngjashëm
-
Në afërsi të Shëngjinit gjendet një jaht i braktisur me flamur italian
-
Milioneri turk kërkon jahtin e tij, prokuroria shqiptare nuk e lejon
-
Zhduket jahti me vela në Egje, asnjë gjurmë nga 5 udhëtarët turq
-
Mister mbi zhdukjen e biznesmenit turk rrugës për në Mykonos
-
Gjenden katër persona të vdekur e pesë të gjallë pas mbytjes së jahtit në Detin e Kuq