Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet një i vdekur në një rrugë në Prishtinë

Një person në rrugën “Fazli Grajçevci” në Prishtinë është gjetur pa shenja jete.

Policia i ka thënë KOHËS se ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes në orën 16:00 ku ka konstatuar vdekjen e një 70-vjeçari.

“Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat që karakterizojnë rastin”, thuhet në njoftimin policor.