Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet një i moshuar i humbur në Ferizaj, Policia kërkon bashkëpunim për t’ia gjetur familjarët

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën në mesditë, në Ferizaj ka hasur në një të moshuar, i cili siç thuhet në njoftim, nuk di të flasë.

Policia ka kërkuar nga familjarët apo personat që mund ta njohin që të lajmërohen në Polici.

“Sot, rreth orës 14:00 policia e stacionit në Ferizaj, në rrugën " Zenel Hajdini" në Ferizaj ka hasur në një person të humbur i moshës së shtyrë, i cili nuk din të flas. Lusim familjarët e tij, apo personat që mund ta njohin, të lajmërohen në stacionin policisë në Ferizaj, përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ apo të thërrasin në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Aktualisht ai është në stacionin e policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftim.