Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet një grua e vdekur në objektin përcjellës të shtëpisë së saj

shiriti i policisë

Foto-Ilustrim: KOHA

Një person është gjetur e vdekur në një objekt përcjellës të shtëpisë së saj në fshatin Dardhishtë të Obiliqit.

Policia ka nisur hetim mbi rastin.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës të shtëpisë së saj. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.